Misioni i ShBA-së: Prioriteti i yni dhe i NATO-s është një Ballkan i sigurt dhe i qëndrueshëm NULL NULL 12.12.2024 18:59 12.12.2024 18:59 Perfaqesues te Ballkanit ne takim me perfaqesues te misionit te ShBA-se ne NATO Misioni i ShBA-së në NATO ka bërë të ditur se këtë javë i kanë pritur gjashtë ekspertë të rinj të Ballkanit Perëndimor në selinë e aleancës veriatlantike në Bruksel. Në një postim në platformën X, ky mision thotë se prioritet i NATO-së dhe ShBA-së është që Ballkani të jetë një rajon i sigurt dhe i qëndrueshëm. “Këtë javë, ne pritëm gjashtë ekspertë të rinj të Ballkanit Perëndimor për një vizitë në selinë e NATO-s, duke theksuar dialogun tonë politik dhe bashkëpunimin praktik me Ballkanin Perëndimor”. “Vizita theksoi: Angazhimin e të rinjve, paqen dhe sigurinë rajonale dhe luftimin e ndikimit malinj, duke përfshirë dezinformimin, kërcënimet hibride dhe kibernetike, të paraqitura nga aktorët shtetërorë dhe joshtetërorë”, ka thënë Misioni i ShBA-së në NATO. Në selinë qendrore të NATO-s, grupi u takua me zyrtarë të lartë, paraqiti rekomandimet e tyre të politikave dhe shkëmbyen ide mbi hapat jetikë të nevojshëm për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin transatlantik. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova NATO, central me gaz dhe amnisti fiskale - Premtimet kryesore të Ramush Haradinajt (VIDEO) 1 orë më parë
Kosova Shkak i kushteve atmosferike, LDK-ja e shtyn prezantimin e projektit për Qendren e Skijimit në Brezovicë 14 orë më parë