Misioni i fshehtë i Papës në Ukrainë NULL NULL 01.05.2023 09:50 01.05.2023 09:50 Papa ka thënë se po ndërmerr një mision sekret për t’i dhënë fund konfliktit dhe ka ofruar të ndihmojë në riatdhesimin e fëmijëve ukrainas të çuar në Rusi. Papa Françesku tha se ka folur me kryeministrin hungarez Viktor Orban dhe një përfaqësues të Kishës Ortodokse Ruse në Budapest si pjesë e përpjekjeve të tij diplomatike. Ai u takua me kryeministrin e Ukrainës Denys Shmyhal dhe ka thënë më parë se dëshiron të vizitojë Kievin dhe Moskën në një mision paqeje. “Ka një mision në rrjedhë tani, por ai nuk është ende publik. Kur të jetë publik, unë do ta zbuloj atë”, tha ai, shkruan Skynews, përcjell Klankosova.tv “Unë mendoj se paqja arrihet gjithmonë duke hapur kanale. Nuk mund të arrihet kurrë paqe përmes mbylljes”. Shmyhal i kërkoi Papës ndihmë për riatdhesimin e rreth 19,500 fëmijëve për të cilët Ukraina pretendon se janë deportuar ilegalisht në Rusi ose në Krime. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Kosova Lago takohet me Bislimin e Muratin, diskutojnë për marrëdhëniet tregtare SHBA-Kosovë 15/04/2023