Mishetiq emërohet kryembrojtës i Thaçit NULL NULL 20.02.2024 15:02 20.02.2024 15:02 Luka Mishetiq është emëruar udhëheqës i ekipit mbrojtës të ish-presidentit, Hashim Thaçi. Administratorja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Fidelma Donlon, e ka bërë emërimin e tij pas konfirmimit se nga ekipi mbrojtës janë larguar Gregori Kihou dhe Xho Rider, transmeton KlanKosova.tv. Më 19 janar administratorja e kishte njoftuar panelin përmes një letre të dërguar nga Thaçi se kontrata e Kihou dhe Rider me të ka përfunduar. Më 9 shkurt Mishetiq kishte informuar panelin se ai ka arritur marrëveshje me Thaçin për t’i pasuar ata si avokat. Derisa më 16 shkurt është konfirmuar emërimi i Mishetiq për ta drejtuar ekipin mbrojtës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ky është objekti që ndërmarrja "Ibër Lepenci" po e kërkon që ta ketë sërish në pronësi 2 orë më parë