Miroslav Lajçak nesër takon ministrin e jashtëm grek, Nikos Dendias NULL NULL 4 months më parë 4 months më parë Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias do të takohet nesër me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak. Dendias do të takohet me Lajçakun pas takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel, thuhet në njoftim për media të ministrisë që udhëhiqet nga Dendias, njofton Klankosova.tv. Para hapjes së punimeve të Këshillit, kryediplomati grek së bashku me homologët e tij do të marrë pjesë në një mëngjes pune joformal, të organizuar nga ministri i jashtëm qipriot, Ioannis Kasoulides së bashku me ministrin e jashtëm të Kuvajtit, Ahmad Nasser Al-Mohammad Al-Sabah. Agjenda e Këshillit përfshin zhvillimet e fundit në Siri dhe Libi, si dhe situatën e sigurisë në Evropën Lindore, transmeton Klankosova.tv.
Lajme Bregdet i pastër para 1 qershorit, Rama: Sezoni me fluksin më të madh të turistëve 24.05.2022 11: 25
Kosova Zëvendëspresidentja e MCC: Është koha e jashtëzakonshme për të punuar për energjinë e efiçencës 24.05.2022 11: 22
Kosova Emetohet pulla e re postare me titull ‘’30-vjetori i Zgjedhjeve Parlamentare-Presidenciale”. 24.05.2022 11: 18