Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mirlind Daku: Nga KF Hajvalia e mosftesat nga “Dardanët” deri te Kombëtarja Shqiptare

NULL NULL
11.06.2024 18:56
STEGERSBACH, AUSTRIA - JUNE 04: Mirlind Daku of Albania poses for a portrait during the Albania Portrait session ahead of the UEFA EURO 2024 Germany on June 04, 2024 in Berlin, Germany. (Photo by Mattia Ozbot - UEFA/UEFA via Getty Images)

Me futboll e nisi në KF Hajvalia, e që nga viti 2017 nuk u ndal, duke arritur të bëhet pjesë e klubeve të njohura – e deri te përfaqësimi i Kombëtares Shqiptare në futboll.

Bëhet fjalë për futbollistin gjilanas, Mirlind Daku, vlera e të cilit aktualisht del të jetë 3 milionë euro, sipas “Transfermarket”, shkruan Klankosova.tv.

Nga viti 2018, sulmuesi ishte pjesë e klubeve si Llapi e Ballkani për ta bërë pastaj kalimin në liga më të forta si ajo e Kroacisë e Sllovenisë, me klubet Osijek dhe Mura.

Daku shkëlqimin e vazhdoi në Rusi me klubin e Rubin Kazanit, atje ku në 29 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë katër asistime.

26-vjeçari kishte qenë pjesë e grupmoshës U21 të Kosovës, ndërsa debutimin me kombëtaren A të “Dardanëve”, Daku e kishte bërë në nëntor të vitit 2020.

Por, mosftesa nga trajnerët e “Dardanëve” për ndeshjet e rëndësishme kualifikuese bëri që ai si opsion ta mendonte kalimin tek “Kuqezinjtë”.

“Prej këtij momenti, prej kësaj faze që nuk e kom pas ftesën e Kombëtares së Kosovës, mundem mw thënë se kam filluar ta mendojë edhe këtë mundësi. Nëse më jepet mundësia, do ta përfaqësoj me gjithë zemër”, kishte thënë Daku tek “Dueli Sportiv” në qershor të vitit 2023.

Në qershor 2023, Daku mori pasaportën shqiptare duke u bërë i disponueshëm për të luajtur me Kombëtaren Shqiptare. Më 1 shtator, ai u thirr për dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2024 kundër Republikës Çeke dhe Polonisë.

Derisa, më 10 shtator 2023, Daku regjistroi golin e parë me Kombëtaren Shqiptare në fitoren 2–0 kundër Polonisë në Air Albania Stadium, duke shënuar vetëm dy minuta pasi kishte hyrë në fushë si zëvendësues. Kjo ishte fitorja e parë e Shqipërisë ndaj Polonisë që nga viti 1953.

Së fundi, Mirlind Daku nuk luajti asnjë minutë në dy miqësoret ndaj Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit, para ndeshjeve të Shqipërisë në “Euro 2024”, por trajneri Sylvinjo tha se e gjithë kjo kishte të bënte me zëvendësimet e limituara. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.