Mirësevini në botën e re të artit (VIDEO) NULL NULL 02.03.2021 11:29 02.03.2021 11:29 Në Gjermani, muzetë dhe galeritë janë kryesisht të mbyllura, siç janë në të gjithë pjesët e mëdha të botës. Por ekspozitat ende po zhvillohen. Ashtu sikur kjo, një ekspozitë e realitetit të shtuar (AR) e quajtur ‘Berlin, Berlin i Zmadhuar”. Kushdo me një smartphone mund të hyjë në ekspozitë, e cila u lansua në bashkëpunim me revistën e modës Highsnobiety. Në të, tetë artistë po tregojnë veprat e tyre AR, duke filluar nga këmbët që ecin, vallwzimin e trupave tw argjendtw ose një foshnjë e porsalindur. Një nga artistët është Ruohan Wang. “Unë e vendos punën time atje. Dhe njerëzit mund ta shohin atë kudo. Në shtëpi ose jashtë. Në vendndodhjen e tyre. Unë mendoj se është mjaft funksionale, veçanërisht për kohën e bllokimit”, thotë ajo. Ekspozita u nis si pjesë e javës së modës në Berlin, një ekstravagancë e modës vjetore që u zhvillua kryesisht në internet këtë vit. Java e modës përfundoi në fund të janarit – por ekspozita AR mbetet në internet, raporton AP, transmeton Klan Kosova. Çdokush me një smartphone mund të përdorë thjesht shfletuesin dhe me një klikim të shpejtë të vendosë veprat artistike kudo që ndodhen. Anika Meier, kuratorja e ekspozitës, thotë se AR është pranuar gjerësisht nga shumica e njerëzve, duke e bërë atë një mënyrë të thjeshtë për të arritur grupe më të mëdha njerëzish me art. Teknologjia sjell artin nga muzetë dhe kudo ku artdashësi dëshiron ta shohë atë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.