Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Miratohet rezoluta për Shqipërinë

NULL NULL
30.04.2015 15:29
Përçarjet politike bëjnë që progresi i reformave në Shqipëri të ishte i ngadaltë për vitin 2014. Në këtë përfundim kanë dalë deputetët e Parlamentit Europian ditën e sotme, teksa miratuan rezolutën për Shqipërinë.

Sipas tyre, Shqipëria ka nevojë që të forcojë proceset e saj demokratike, të luftojë korrupsionin dhe të vendosë një administratë të depolizituar. Në rast se palët bashkëpunojnë, atëherë procesi integrues do të jetë më i shpejtë, dhe Shqipëria do të jetë më pranë BE-së.

Shqipëria duhet të implementojë reformat e BE-së

Parlamenti Europian vlerësoi se miratimi dhe zbatimi i reformave ishin kyçe për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE të Shqipërisë. Ndaj, në këtë kuadër, këto reforma do të jenë përcaktuese edhe për integrimin e vendit.

Gjithsesi, PE-ja thekson se polarizimi i jetës politike mund të zvetënojë mbështetjen për integrimin në BE. PE-ja i bëri thirrje opozitës dhe qeverisë që të bashkëpunojnë me përgjegjësi dhe kontstruktivitet. Gjithashtu, PE-ja shprehu një shqetësim për deklaratat e kryeministrit Rama, lidhur me bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës.

“Qeveria shqiptare po punon fort momentalisht për disa reforma kyçe, në mënyrë që vendi të jetë gati për anëtarësimin në BE. Këto reforma janë përcaktuese dhe kanë nevojë për debat, si në Parlament ashtu edhe në shoqërinë civile”, tha raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein.

“Unë dua që ta inkurajojmë Shqipërinë për të ndjekur reformat që ka nisur në mënyrë që të hapë negociatat për anëtarësimin në BE”, shtoi ai. PE-ja vlerësoi se lufta ndaj krimit të organizuar mbetet sfidë madhore e Shqipërisë. Gjithashtu, pavarësia e sistemit gjyqësor mbetet problem shqetësues, po aq sa edhe mediat.

PE-ja vlerëson Shqipërinë për tolerancën fetare dhe qëndrimin konstruktiv në zhvillimet politike në rajon, sidomos karshi Serbisë. Gjithashtu PE-ja vlerësoi aktivitetin diplomatik të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.