Miratohet projektligji për përgjimin e telekomunikimeve NULL NULL 18/05/2015 18/05/2015 Kuvendi ka miratuar në parim projektligjin për përgjimin e telekomunikimit me 60 vota për dhe asnjë kundër. Kuvendi ka miratuar në parim projektligjin për përgjimin e telekomunikimeve me 60 vota për dhe asnjë kundër. Ministri për Integrime Europiane, Bekim Çollaku, ka shpalosur projektligjin për përgjimin e telekomunikimeve, në seancën e sotme parlamentare. “Ligji përcakton edhe procedurat të operatoreve të rrjetit, ligji është shqyrtuar në bazë të kritereve të Bashkimit Evropian. Përgjim i ligjshëm llogaritet vetëm kur bëhet me urdhër nga gjykata, kur shtjerrën mundësitë tjera. Ky ligj siguron edhe mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve dhe mbrojtjen e privatësisë”, ka thënë Çollaku në prezantimin e projektligjit, transmeton Klan Kosova, Ministri Çollaku tha se për hartimin e këtij projektligji ka ndihmuar shumë edhe shoqëria civile, kurse i ftoi deputetët që ta votojnë në parim atë. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, e ka vlerësuar projektligjin pozitivisht dhe ka bërë me dije se Vetëvendosje do të votojë për. “Ky ligj i merr parasysh standardet më të larta evropiane për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve dhe privatësisë së qytetarëve. Lëvizja VV është pro leximit të parë, do ta votojë pro dhe do të punojë në amandamentimin e tij”, tha Deda, transmeton Klan Kosova. Projektligji është vlerësuar pozitivisht nga të gjitha grupet parlamentare.
Kosova Spahiu: Lufta në Ukrainë, mundësi që Kosova të njihet nga Serbia me çmim më të ulët (VIDEO) 18/08/2022