Miratohet plani për zbatimin e MSA-së, opozita i kërkon sqarime Bislimit për emërimet politike NULL NULL 24.09.2021 10:55 24.09.2021 10:55 Komisioni për Integrim Evropian të premten ka miratuar me shtatë vota Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit 2021-2025. Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, tha se kjo marrëveshje përbëhet nga tri kritere – politike, ekonomike dhe standardet evropiane – dhe kostoja e saj është 47.7 milionë euro. “Dokumenti është i përbërë prej 250 faqesh, pra përmban një volumitet të përmbajtjes. Për zbatimin e këtij plani kombëtar nuk kemi probleme buxhetore dhe kostoja e saj është 47.7 milionë euro. Plani kombëtar përmban 61 projektligje me standarde evropiane”. Deputeti Driton Hyseni tha se do të duhej që të ketë plane konkrete sa i përket granteve dhe të ketë kuadro profesionale edhe sa i përket zhvillimit lokal të komunave për fondet që iu jep BE-ja. “Do të doja që të kemi hapa dhe plane konkrete sa i përket granteve dhe dua të kem informacion nga ju sa i përket zhvillimit lokal të komunave, pra a ka kuadro profesionale në këto komuna për të bërë projekte zhvillimore nga fondet e BE-së”. Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha se një dokument i tillë do të duhej t’i nënshtrohej një diskutimi publik dhe të jetë në përputhje me rregulloren. “Katër takime jemi prapa dhe na duhen impute se sa është avancuar ky projekt. Një dokument i tillë do të duhej t’i nënshtrohej një diskutimi publik dhe në përputhje me rregulloren. Puna e kësaj qeverie është e pamjaftueshme dhe për këtë arsye është e nevojshme që Kuvendi dhe Qeveria të bashkëpunojnë në këtë drejtim”. Bislimi iu përgjigj deputetes Deliu-Kodra lidhur me çështjet e adresuara ku theksoi se performanca tatimore është shumëfish më e mirë se e çdo vendi të rajonit. Sa i përket emërimeve politike dhe zbatimit të këtij plani, ai tha se nuk ka pasur aktivitet i cili është keqpërdorur më shumë sesa emërimet politike. Por, deputetja e PDK-së tha se qeveria po i fsheh emrat e atyre që janë emëruar. “Nëse fjalët e kryeministrit janë që familjarët janë për dasma dhe ahengje, atëherë qëndroni fjalëve tuaja dhe leni për dasma dhe ahengje dhe jo nëpër borde”. Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj pyeti zëvendëskryeministrin se kur pritet të sillen 61 projektligje, që janë pjesë e planit, në Kuvend. Zëvendëskryeministri Bislimi tha se tashmë 14 projektligje janë përfunduar dhe pritet edhe miratimi i të tjerave./ EO *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 1 orë më parë