Miratohet ligji për tamponat dhe peceta higjienike në Skoci – gratë do t’i marrin këto produkte falas NULL NULL 27.02.2020 15:00 27.02.2020 15:00 Parlamenti skocez ka miratuar ligjin përmes së cilit të gjitha grave u ofrohen pa pagesë produktet sanitare, duke us hnd♪7rruar në shtetin e parë në botë që ndërmerr një masë të tillë. Legjislacioni mundëson që tamponat dhe peceta higjienike të jenë në dispozicion në vendet e caktuara publike, siç janë qendrat e komuniteteve, klubet e të rinjve dhe farmacitë. Kostoja vjetore e këtyre produkteve është vlerësuar prej të jetë 31.2 milionë dollarë. Ligji Produktet Periodike (Provizion Falas) kaloi në leximin e parë me 112 vota pro, asnjë kundër dhe një abstenim. Tani kalon në fazën e dytë, ku anëtarët e parlamentit skocez mund të propozojnë ndryshime. Gjatë debatit, propozuesja e projekt-ligjit Monica Lennon, tha që kalimi i tij do të ishte “një moment historik për normalizimin e menstruacioneve në Skoci dhe dërgimin e këtij sinjali për njerëzit në vend, se sa seriozisht e merr parlamenti barazinë gjinore”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.