Miratohet edhe projektligji për Transmetime Digjitale Radiodifuzive NULL NULL 07.05.2015 16:41 07.05.2015 16:41 Pas projektligjeve të miratuar në pjesën e parë të ditës, Parlamenti ka miratuar edhe projektligjin për Transmetime Digjitale Radiodifuzive. Kurse ka dështuar votimi për emërimin e shtatë anëtarëve në Komisionin për Trashëgimi Kulturore. Vazhdimi i seancës së sotme parlamentare ka prodhuar edhe votimin e projektligjit të radhës, atij për Transmetime Digjitale Radiodifuzive. Projektligj ka kaluar në leximin e parë në parim me 44 vota pro dhe 22 kundër, për këtë projektligj ankesa të mëdha kishte opozita. Por ka dështuar votimi për emërimin e shtatë anëtarëve në Komisionin për Trashëgimi Kulturore. Përderisa sot më herët janë votuar edhe projektligjet për Menaxhimin e Financave Publike, Avokatin e Popullit dhe Barazinë Gjinore. Pos këtyre projektligjeve në Kuvend kaluan projektligji për Mbrojtje ndaj Diskriminimit, Projektligji për Letërnjoftime, dhe ai Pajisje me Armë, Municion dhe Pajisje Përkatëse të Sigurisë për Institucionet e Autorizuara Shtetërore për Siguri. Me 58 vota pro ka kaluar edhe projektligji për Maturën Shtetërore. Perderisa projektligji për Festat Zyrtare nuk është votuar nga shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Për këtë ligj votuan 50 deputetë ndërkaq kundër 20 prej tyre. Për të kaluar Projektligji për Festat Zyrtare është dashur që të votojnë 60 deputetë.
Kosova Nuk ka informacione që ndonjë shqiptar mund të ketë pësuar nga tërmeti në Turqi (VIDEO) 2 months