Mira Murati dhe Lulzim Tafa zgjidhen anëtarë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë NULL NULL 22.04.2024 16:19 22.04.2024 16:19 Mira Murati dhe Lulzim Tafa zgjidhen anëtarë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, foto: Kultplus Asambleja e Përgjithshme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka zgjedhur anëtarë të jashtëm të akademisë Mira Muratin, që është kryeshefe në OpenAI, dhe poetin e njohur Lulzim Tafa. Mira Murati është një nga shqiptaret më me ndikim në fushën e teknologjisë, e cila u bë e njohur për publikun botëror për rolin e saj në inteligjencën artificiale (AI) dhe sukseset e arritura në fushën e teknologjisë, si kryeshefe në OpenAI, shkruan Kultplus, transmeton Klankosova.tv. Ndërsa, poeti Lulzim Tafa është i njohur për artin e tij, si njëri ndër poetët shqiptarë më të përkthyer në botë, njëherësh laureat i shumë çmimeve ndërkombëtare. Ai ka fituar dhjetëra çmime prestigjioze ndërkombëtare për letërsi, ndërsa mban shumë tituj nderi në akademi e universitete botërore. Së fundmi, Lulzim Tafa u dekorua edhe nga presidenti francez, Emanuel Macron, me dekoratën “Oficer i Urdhrit Kombëtar të Letrave dhe Arteve”, që është dekorata më e lartë të cilën shteti francez e ndan në fushën e artit dhe letërsisë. Krahas Mira Muratit e Lulzim Tafës, në Asamblenë e Përgjithshme të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, si anëtarë të saj u zgjodhën edhe Lea Ypi, Gëzim Alpion dhe Angjelin Preljocaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.