Minutat shtesë vendimtarë për United (VIDEO) NULL NULL 03.11.2018 16:07 03.11.2018 16:07 Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford, ka shënuar golin e fitores për skuadrën e tij në përballjen e javës së 11-të kundër Bournemouth në Premier League, njofton Klan Kosova. Fillimisht skuadra e Jose Mourinhos ishin në disavantazh me golin e Callum Wilson pas asistimin nga Stanislas, në minutën e 11-të të ndeshjes. Mirëpo 10-të minuta para përfundimit të pjesës së parë, francezi Anthony Martial pasi pranoi një top nga Alexis Sancezh goditi me të parën dhe e dërgoi topin në rrjetë, për rezultatin 1 me 1. Në pjesën e dytë të dy skuadrat kishin rast shënimi por nga asnjëra anë nuk pati konkretizim deri në minutat shtesë kur në skenë doli i riu Marcus Rashford. Anglezi pasi pranoi një krosim nga Pogba pranon topin me gjoks tenton të godas po bllokohet nga lojtarët vendas, mw pas ai godet dhe shënon për rezultatin final të ndeshjes 1 me 2. United më këto tri pikë të vlefshme si mysafir tani renditet në vendin e shtatë me 20 pikë aq sa ka edhe Bornemouth që gjendet një vend më lartë. https://www.youtube.com/watch?v=NLJiGMMUvOE klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.