Ministrja në detyrë e Drejtësisë kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese NULL NULL 30.05.2020 18:01 30.05.2020 18:01 "Gjykata Kushtetuese na tha se pazaret janë mbi vullnetin e popullit". Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka kundërshtuar aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese përmes së cilit u dha drita e gjelbër për formimin e Qeverisë së re, pa shkuar vendi në zgjedhje. Sipas Haxhiut, Gjykata Kushtetuese tha se pazaret janë mbi vullnetin e popullit, njofton Klan Kosova. “Por jo, mbi vullnetin e popullit nuk mund të jetë askush prandaj duam zgjedhje”. Kujtojmë se sot Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për media, ku ka bërë të ditur se do të nisë një peticion me të cilin do të kërkohet që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje. VV me peticion do të kërkojë zgjedhje klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti për masakrën e Izbicës: Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë që kriminelët të jenë prapa grilave 25 minuta më parë