Ministrja Kushi, takim me Ambasadorin e OSBE në Tiranë NULL NULL 22.01.2021 10:04 22.01.2021 10:04 Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e ri të Prezencës së OSBE në Tiranë, Vincenzo Del Monaco, për të cilin shprehet: “Takim i frytshëm me Ambasadorin Vincenzo Del Monaco, Kryetarin e ri të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, të cilin e urova përzemërsisht në këtë detyrë dhe shpreha gjithë gatishmërinë time personale dhe institucionale për të çuar përpara projekte me interes të ndërsjellë”. Ndërkohë, Kushi cilëson se gjatë bashkëbisedimit është diskutuar gjerësisht rreth mundësive konkrete të bashkëpunimit në funksion të thellimit të mëtejshëm të iniciativave në fushën e arsimit, sportit dhe rinisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Blinken do të vizitojë Arabinë Saudite dhe Egjiptin për bisedime mbi marrëveshjen e armëpushimit Izrael-Hamas 19/03/2024
Kosova Java e Gruas - sot mbahet konferenca “Udhëhiq me gjithëpërfshirje: Ndërthurja e politikës me ekonominë” 19/03/2024