Ministrja Hykmete Bajrami priti zëvendësministrin e ri të Arsimit, Xhavit Rexhaj NULL NULL 21.02.2020 12:11 21.02.2020 12:11 Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami ka pritur sot zëvendësministrin e emëruar dje, Xhavit Rexhaj. Me të ai ka biseduar për gjendjen në arsim dhe programin qeveritar që synon përmirësimin dhe zhvillimin e arsimit në të gjitha nivelet, njofton Klan Kosova. Ministrja Bajrami dhe zëvendësministri Rexhaj theksuan se do të punojnë së bashku për të kaluar vështirësitë dhe sfidat, në mënyrë që programi katërvjeçar të realizohet në tërësi dhe Kosova të ketë një arsim më cilësor, por të avancohen edhe shkenca, teknologjia dhe inovacioni. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024