Ministrja franceze bën thirrje që të ndalohen rrjetet sociale në Evropë për fëmijët nën 15 vjeç NULL NULL 12.05.2025 16:36 12.05.2025 16:36 Ministrja franceze e çështjeve dixhitale dhe inteligjencës artificiale (AI), Clara Chappaz është në një mision për të bashkuar Evropën dhe për të detyruar kompanitë e mediave sociale të vendosin shënjues verifikimi të moshës, duke shtuar se nuk duhet të ketë rrjete sociale për ata nën moshën 15 vjeç. Clara Chappaz për mediat franceze tha të dielën se vendi ka tre muaj kohë për të “mobilizuar partnerët e tij evropianë, për një marrëveshje që i detyron platformat e mediave sociale të verifikojnë moshën e përdoruesve të tyre, dhe mosveprimi në këtë drejtim do të rezultojë në sanksione. “Puna ime sot është të krijoj një koalicion, me Spanjën, Greqinë dhe tani me Irlandën, për të bindur Komisionin Evropian”, tha ministrja 35-vjeçare. Platformat e mediave sociale si Meta dhe TikTok kanë vendosur tashmë masa për verifikimin e moshës. Por disa kanë thënë se është e vështirë të verifikohet mosha e përdoruesit. Chappaz, megjithatë, argumenton se ky është një “justifikim” që është “i rremë”. / Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.