Ministrja e Jashtme letoneze: Ukraina ka të drejtë t’i përdorë armët e NATO-s NULL NULL 14.08.2024 18:31 14.08.2024 18:31 Ministrja e Jashtme letoneze, Baiba Braze, në një konferencë shtypi në korrik Ministrja e Jashtme e Letonisë, Baiba Braze, mbrojti inkursionin e Ukrainës në Rusi, duke shtuar se Kievi “ka të drejtë” të përdorë armët e furnizuara nga NATO. Letonia është një nga aleatët më të vendosur të Ukrainës në NATO dhe jep 2.25% të GDP-së së saj në ndihmë ushtarake çdo vit. Vërejtjet e guximshme vijnë pasi presidenti rus Vladimir Putin e përshkroi më parë përdorimin e armëve të NATO-s në territorin rus si një “vijë të kuqe”. “Ato janë armë ukrainase,” tha Braze në një intervistë me programin Neëshour të BBC-së, duke shtuar se “një konsultim midis ekspertëve ligjorë brenda vendeve të NATO-s” ka arritur në përfundimin se “e drejta për vetëmbrojtje mbulon gjithashtu të drejtën për kundërsulm”. Braze hodhi poshtë pretendimet e zyrtarëve rusë se civilët po vriten nga forcat ukrainase si “propagandë”. “Ka qenë shumë e qartë nga komunikimi ukrainas që në momentin e parë se sulmet e tyre janë kundër objekteve ushtarake,” tha ajo, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri: Mungesa e takimeve të Kosovës në SHBA, problematike – qeveria është e papjekur 16/09/2024