Ministrja Dumoshi viziton Podujevën, sheh nga afër statujën e Fadil Vokrrit NULL NULL 10.08.2020 14:15 10.08.2020 14:15 Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka vizituar Podujevën ku pa nga afër statujën e legjendës së futbollit Fadil Vokrri. Në postimin e saj në rrjetet sociale, Dumoshi ka falënderuar për punën, skulptorin llapjan Agron Blakçori i cili me angazhimin e tij të pareshtur po e punon denjësisht statujën e legjendës Fadil Vokrri. Statusi i plotë: Sot isha në Llap me një arsye të veçantë. Statuja e Fadil Vokrrit është në përfundim. Më mrekulloi deri në emocion mjeshtëria dhe reflektimi i Fadilit, të cilin shpejtë do ta kemi në bronz. Sa u përket detajeve teknike ju informoj që faza e modelimit veç ka përfunduar. Shumë shpejtë do të përfundojë faza e gipsit dhe puna do të kurorëzohet me derdhjen në bronz, brenda të gjitha afateve të parapara. Vija vertikale e kësaj statuje do të jetë 3.5 metra. Shpirtin e Fadilit vërtetë nuk e pasqyron asnjë statujë sepse madhështia e tij dominon secilën skalitje. Sidoqoftë, vetëm kështu do ta ruajmë të përjetshëm kujtimin për të, të përjetësuar për vendin ku ai dha gjithë dijen, potencialin e energjinë. Falënderoj për punën, skulptorin llapjan Agron Blakçori i cili me angazhimin e tij të pareshtur po e punon denjësisht statujën e legjendës Fadil Vokrri. Reflektimi i Fadilit të skalitur, do të jetë frymëzim për gjeneratat e reja të sportistëve të cilët falë punës e përkushtimit të tij sot prekin majat e sukseseve sportive nëpër botë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 3 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 3 orë më parë