Ministrja Bajrami: Grupe punuese për ankesat e qumështarëve NULL NULL 18/05/2015 18/05/2015 Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, u ka premtuar prodhuesve të qumështit dhe të mishit, e po ashtu edhe përpunuesve të këtyre dy produkteve ushqimore, se do themelojë grupe punuese për problemet që kanë ngritur shoqatat e prodhuesve dhe përpunuesve të qumështit dhe mishit. Sipas një komunikate për media, Bajrami thotë se pas kësaj të bëhen edhe zgjidhjet konkrete të këtyre çështjeve. Krejt kjo u tha gjatë një takimi që ministrja e Tregtisë dhe Industrisë pati me udhëheqësit e këtyre dy shoqatave. Në njoftim thuhet se ministrja Bajrami, dëgjoi të gjitha shqetësimet dhe sfidat e këtyre industrive që burojnë si pasojë e mungesës së kontrollit adekuat gjatë importit të produkteve të qumështit dhe mishit. Ministrja Bajrami theksoi që Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që t’i përkrah prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit dhe mishit dhe për këtë qëllim ajo propozoi, që të formohen këto grupe punuese.