Ministrja Ahmetaj vizitë zyrtare në Tiranë NULL NULL 01.03.2017 14:15 01.03.2017 14:15 Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Tiranë. Ahmetaj është takuar me ministrin e jashtëm, Ditmir Bushatin dhe ministren e Integrimeve Europiane, Klajda Gjosha. Gjatë takimit ministrat diskutuan ambientin politik në kuadër të BE-së dhe zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe Shqipëri, përvojën e Shqipërisë në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe shfrytëzimin e fondeve të BE-së për financimin e reformave të parapara me agjendën evropiane. Në takim me Ministrin Bushati, temë e diskutimit ishin zhvillimet aktuale në dy vendet tona, respektivisht avancimi me procesin e integrimit evropian. Te dy ministrat u pajtuan që të rritet koordinimi ndërmjet dy institucioneve tona si për të avancuar me implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ashtu edhe për të ecur përpara me agjendat evropiane të vendeve tona. Ndërsa me ministren Gjosha, u diskutua koordinimi ndërinstitucional për zbatimin e MSA-së, procesin e përafrimit dhe përkthimit të legjislacionit, si dhe programimin e fondeve te BE-se për të përkahur reformat në kuadër të procesit integrues. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024