Ministria izraelite e Shëndetësisë: 71 të plagosur në sulmin ndaj spitalit Soroka NULL NULL 19.06.2025 16:40 19.06.2025 16:40 Ministria e Shëndetësisë e Izraelit thotë se 271 persona janë plagosur pas sulmeve të sotme, me 71 të plagosur gjatë sulmit në spitalin Soroka. “Shumica e të plagosurve lehtë u plagosën gjatë rrugës për në zonën e mbrojtur ose pësuan sulme paniku”, tha Ministria përmes një postimi në X. Më herët, Zyra e Kryeministrit izraelit tha se sulmet me raketa iraniane kishin vrarë të paktën 24 persona dhe kishin plagosur 592 të tjerë në Izrael që nga fillimi i konfliktit. Zyrtarët iranianë nuk kanë dhënë një përditësim për viktimat sot, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Ministria e Shëndetësisë atje tha se të paktën 224 persona ishin vrarë dhe më shumë se 1 mijë e 200 të plagosur në sulmet ajrore izraelite që nga e premtja, kur filloi konflikti. Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA) tha se 639 persona janë vrarë në Iran që nga e premtja e javës së kaluar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shkullaku: E çuditshme që një parti në Shqipëri vazhdon të fitojë, madje duke shtuar votat (VIDEO) 8 minuta më parë
Kosova Abdixhiku kritik ndaj Kurtit: S’e njeh rregullin bazik dhe demokratik, rezultatin e fundit të zgjedhjeve 34 minuta më parë