Ministria e Tregtisë me aksion në Ditën Ndërkombëtare të Konsumatorëve NULL NULL 15.03.2018 12:58 15.03.2018 12:58 Në Ditën Ndërkombëtare të Konsumatorëve, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka organizuar një aksion në sheshet e kryeqytetit. Përmes shpërndarjes së disa fletushkave kjo ministri ka për qëllim vetëdijesimin e konsumatorëve sa u përket blerjeve që bëjnë. Të gjithë konsumatorët mund të telefonojnë në numrin 08001100, për të parashtruar ankesat e tyre. Më herët gjatë ditës MTI ka mbajtur edhe një tryezë diskutimi me temën “Të Drejtat e Konsumatori në Kosovë”. Gjatë vitit 2017 në Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit janë paraqitur 220 ankesa, gjysma prej të cilave janë adresuar nga inspektorati. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 3 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 3 orë më parë