Ministria e sportit, dhe e mbrojtjes nënshkruajnë memorandum me federatën e xhudos NULL NULL nga Jon Ajeti 29.03.2023 13:51 nga Jon Ajeti 29.03.2023 13:51 Ministria e kulturës rinisë dhe sportit dhe federata e xhudos, kanë nënshkruar një memorandum të bashkëpunimit. Ky bashkëpunim ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale të FSK-së, në kuadër të investimit në arsimimin dhe trajnimin e ushtarëve në fushën operacionale, përmes angazhimit të xhudistëve njofton klankosova.tv Marrveshja ka për qëllim aftesimin e ushtareve të forcës së sigurisë dhe aplikimin e arteve marciale si formë të vetmbrojtjes. Me këtë program FSK poashtu ka synim që të marr pjesë në garat multidisiplinare të këshillit ndërkombëtar të sporteve ushtarake. Lajmin e bëri të ditur ministri i mbrojtjes Armend Mehaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.