Ministria e Shëndetësisë, “Jetimat e Ballkanit” e “Nënë Tereza” e bëjnë Mitrovicën me repart të Pediatrisë NULL NULL 27.03.2023 14:16 27.03.2023 14:16 Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë së shpejti do të bëhet me repartin e Pediatrisë. Sipas njoftimit. Ministria e Shëndetësisë këtë të hënë nënshkroi marrëveshjen për mbështetje financiare me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” dhe shoqatën “Nënë Tereza”. “Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, Kryetari i Shoqatës Humanitare “Nënë Tereza”, (Mynih, Gjermani), z. Shaqir Gashi dhe Drejtori i Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, z. Halil Kastrati dëshmuan se kur ekziston vullneti çdo pengesë tejkalohet, veçanërisht për shëndetin e fëmijëve”, thuhet në njoftimin e MSh-së, transmeton Klankosova.tv. Tutje, bëhet e ditur se kjo marrëveshje krijon mundësinë që Ministria e Shëndetësisë të investojë në përmirësimin e kushteve të punës për stafin shëndetësor.
Kosova Presidenca del me sqarim: Valdrin Sahitit nuk iu dha pasaporta diplomatike nga presidentja Vjosa Osmani 16/04/2023
Kosova Mbi 150 mijë lëndë në sirtarët e gjykatave, avokatët e shohin problem kthimin e rasteve në rigjykim 16/04/2023