22:48, 9 Dhjetor 2019

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka shkatërruar një sasi të madhe të insulinës turke, për shkak të cilësisë së dyshimtë.

“Qytetarët mbajnë mend dhe e dinë, manipulimet nuk do të kalojnë as tani. Tender të ri për furnizim të insulinës nuk ka, sepse për tenderin e vitit 2018 tashmë janë lidhur marrëveshjet. Sasitë e mallrave rezervë nuk janë asesi të lidhura me sasitë për tender. Janë furnizuar tre lloje të reja të insulinës, të cilat janë gjenerata më e re e ilaçeve – origjinale, me certifikat për cilësi dhe nuk janë nga importi paralel. Tani qytetarët marrin insulina origjinal”, deklarojnë nga MSH-ja.

MSH-ja për insulinën e dyshimtë turke, fajëson partinë opozitare VMRO-DPMNE për shkak të keqqeverisjes në mandatin e kaluar qeveritar,shkruan Portalb përcjellë Klan Kosova.

Ata akuzojnë se opozita kur ishte në pushtet, furnizohej me insulin pa certifikata origjinale.

“Nëse merret parasysh se afati i përdorimit skadon me 6 korrik të vitit 2020, e produktet e këtilla kanë afat dy vjet nga prodhuesit, nga e njëjta seri, atëherë del se importi i kësaj insuline është bërë më së herti më 6 korrik të 2018. Kjo është periudhë kur LSDM është në Qeveri”, reagoi partia opozitare VMRO-DPMNE, e cila vlerësoi se sasia e insulinës së shkatërruar arrin mbi 1 milion euro.

Sipas Ministrisë, vlera e sasisë së insulinës së shkatërruar arrin 330 mijë euro, dhe kjo sasi e insulinës është blerë nga qeverisja e VMRO-DPMNE-së.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë