Ministria e Kulturës: Kontributi i Xhevdet Bajrajt në letërsinë moderne është i pakrahasueshëm NULL NULL 7 days më parë 7 days më parë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i ka shprehur ngushëllime familjes së poetit Xhevdet Bajraj, për humbjen e tij. Kjo ministri, përmes një postimi në facebook, tha se kontributi i Bajrës, në letërsinë moderne, është i pakrahasueshëm. “Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e poetit, Xhevdet Bajraj. Bajraj ishte figurë unike e poezisë dhe letërsisë sonë, që edhe duke jetuar larg vendit që nga 1999, e mbajti gjithmonë gjallë në poezi dhe dramë, mes tjerash, nostalgjinë për Kosovën si pjesë e përhershme dhe e pandashme e tij. Kontributi i Xhevdet Bajrajt në letërsinë moderne shqiptare është i pakrahasueshëm. Fitues i çmimeve kombëtare e ndërkombëtare, Bajrajn ta kujtojmë përmes madhështisë së fjalës dhe mallit të shprehur ndër vargje”, thuhet në shkrimin e kësaj ministrie. “Sot ne nuk humbëm vetëm një poet, por humbëm një artist me vlera të larta e një njeri të çmuar. Ngushëllime familjes dhe gjithë popullit tonë”, thuhet tutje. Poeti Xhevdet Bajraj, ka vdekur sot në moshën 62-vjeçare.
Kosova Musliu pas raportimit të drejtorit të AKI-së: Gjendja e sigurisë në vend stabile, mund të rritën kërcënimet nga Serbia 29.06.2022 13: 03
Kosova Bashkësia Islame e Kosovës nënshkruan marrëveshje për pranimin e 25 tonë hurmave nga Arabia 29.06.2022 12: 30