Ministria e Jashtme gjermane: E dënojmë me termat më të ashpër sulmin terrorist në Kosovë NULL NULL 30.11.2024 20:10 30.11.2024 20:10 Flamuri i Gjermanisë Ministria e Jashtme e Gjermanisë e dënon sulmin e mbrëmëshëm që ka ndodhur në kanalin kryesor të Ibër Lepencit. Në një postim në platformën X, ky institucion gjerman ka shpërndarë qëndrimin e Bashkimit Evropian ku e dënon gjithashtu sulmin në fjalë. “Gjermania i bashkohet BE-së për ta dënuar me termat më të ashpër sulmin terrorist të djeshëm në infrastrukturën kritike të Kosovës”. “Solidaritet i plotë me Kosovën. Ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka thënë ministria gjermane. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj: Mujë Krasniqi me ushtarë e shkruan me gjak një nga faqet më të lavdishme të historisë 1 orë më parë
Kosova Sindikata e Policisë kërkon që t'u mbulohen shpenzimet policëve që u aksidentuan dje 2 orë më parë