Ministria e Jashtme e Rusisë: Lufta bërthamore nuk është në interesin tonë NULL NULL 18.08.2022 17:56 18.08.2022 17:56 Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme ruse ka thënë se derisa një përplasje me Perëndimin është e mundur, një konflikt i drejtpërdrejtë bërthamor me ShBA-në dhe NATO-n nuk do të ishte në interesin e Rusisë. “Ngjarjet në Ukrainë tregojnë qartë se një përplasje me Perëndimin kolektiv është mjaft reale”, tha Ivan Nechayev, siç raportohet nga agjencia e lajmeve Interfax. Moska është “e përkushtuar ndaj parimit se nuk mund të ketë fitues në një luftë bërthamore dhe ajo nuk duhet të lëshohet kurrë”, tha ai. “Rusia, si fuqi bërthamore, do të vazhdojë të veprojë me sa më shumë përgjegjësi. Një përplasje e drejtpërdrejtë me ShBA-në dhe NATO-n nuk është në interesin tonë. Doktrina ushtarake ruse lejon një përgjigje bërthamore vetëm në përgjigje të agresionit, duke përdorur armë të shkatërrimit në masë, ose kur vetë ekzistenca e shtetit është e kërcënuar”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025
Kosova Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (VIDEO) 01/07/2025
Lajme Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër 01/07/2025