Ministria e Infrastrukturës thotë se rruga Mitrovicë-Leposaviq mbetet e bllokuar NULL NULL 14.08.2022 17:27 14.08.2022 17:27 Sot rreth orës 9 të mëngjesit ka ndodhur rrëshqitje e dheut në rrugën Mitrovicë-Leposaviq, përkatësisht lokacioni i njohur si “Shkëmbi i Kajushës”. Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim me policinë, ka thënë se kanë ndërmarrë veprimet për sanimin e gjendjes, mirëpo rruga vazhdon të mbetet e bllokuar për shkak të rrezikut për rrëshqitje të reja dheu. “Aktualisht një shirit i rrugës është aftësuar për kalim por meqenëse ekziston rreziku permanent për rrëshqitje të reja, ky segment i rrugës është mbyllur për qarkullim. Luten qytetarët që ose të mos i drejtohen këtij segmenti, ose të kërkojnë rrugë alternative deri në një njoftim të ri”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 37 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 2 orë më parë