Ministria e Industrisë dhe Tregtisë thotë se ''Akuo Energy” nuk po tërhiqet nga Kosova - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ministria e Industrisë dhe Tregtisë thotë se ”Akuo Energy” nuk po tërhiqet nga Kosova

NULL NULL
29/11/2021

Në kumtesa të ndara, ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, dhe kryetari në largim të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, kanë deklaruar sot se vonesat procedurale të Qeverisë kanë shtyrë kompaninë franceze “Akuo Energy” ta zhvendosë investimin e planifikuar nga Kosova në një shtet tjetër.

Kompania “Akuo Energy”, përmes filialit “Cicavica Wind Farm” sh.p.k., synon të realizojë projektin e prodhimit të energjisë me erë “Çiçaciva”.

Megjithatë një njoftim nga Ministria e Industrisë, thotë se kompania franceze, e cila operon në disa vende të rajonit, i ka konfirmuar edhe sot kësaj Ministrie, se ”NUK po tërhiqet nga projekti investues në Kosovë, por ka edhe projekte tjera në rajon”, përcjell Klankosova.tv.

”Projekti është paraqitur fillimisht në fund të vitit 2018, por subjekti propozues ka dorëzuar aplikimin e kompletuar për investim strategjik tek në qershor të vitit 2020”.

”Agjencia për Investimet dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve e Kosovës (KIESA) ka rekomanduar që projekti të shpallet investim strategjik, dhe Qeveria ka miratuar rekomandimin e KIESA-s në dhjetor të vitit 2020, por nuk ka arritur të sigurojë pëlqimin e Kuvendit të Republikës para zgjedhjeve parlamentare të shkurtit 2021”.

”MINT i ka kumtuar kompanisë “Akuo Energy” se lënda do të riprocedohet shpejt në Komisionin Ndërministror për Investimet Strategjike, me pjesëmarrjen e institucioneve të reja në nivelin qendror dhe nivelin lokal. Pas shqyrtimit në Komision, lënda trajtohet në Qeveri dhe në Kuvendin e Republikës.

Riprocedimi do t’i hapë rrugë realizimit të investimit në përputhje me legjislacionin ne fuqi, sidomos normat për ndihmën shtetërore, – pra, pa tarifa nxitëse që mund t’u faturohet qytetarëve dhe të cilat ndalohen me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe të Republikës se Kosovës.

MINT mbetet e përkushtuar për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve në përputhje me ligjin dhe interesit publik të qytetarëve”, thuhet mes tjerash, njofton Klankosova.tv.