14:51, 29 Maj 2020

Ministria e Financave e Kosovës ka ndarë 10 mijë euro për rindërtimin e objektit të shkollës së djegur në Dajac të Rozhajës së Malit të Zi.

“Pas marrjes së informatave për djegien e shkollës fillore në fshatin Dajac të Komunës së Rozhajës, në Republikën e Malit të Zi, Ministria e Financave dhe Transfereve është interesuar për rindërtimin e kësaj shkolle. Nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, janë kontaktuar autoritetet lokale dhe komuniteti shqiptar në Malin e Zi.

Si rrjedhojë e nevojës së paraqitur, ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi me qëllim të ofrimit të ndihmës materiale për rindërtimin e kësaj shkolle të djegur, ka marrë vendim që të ofrojë mbështetje financiare me shumën  dhjetë mijë euro (10,000.00€)”, thuhet në kumtesë, transmeton Klan Kosova.

“Ky Vendim është bazuar në kompetencat e tij ligjore të Ministrit të Financave dhe Transfereve, duke u bazuar në Ligjin e Menaxhimit të Financave Publike dhe Përgjegjësitë (LMFPP) dhe Ligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020”.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë