Ministria e Bujqësisë paguan qira 500 mijë euro në vit e pronat e saj janë të lëshuara me 50 cent (VIDEO) NULL NULL nga Enis Reçica 25.05.2023 10:32 nga Enis Reçica 25.05.2023 10:32 Ministria e Bujqësisë po ka hall me disa uzurpator të së kaluarës. Ministri Faton Peci, disa herë e ka bërë publike se lëndët i ka dërguar në Prokurori, por që nuk po ka lëvizje nga sistemi i drejtësisë karshi pronave që i takojnë ministrisë së tij. Për këtë, zëvendësministri i Bujqësisë, Imri Demelezi, ka folur sot në Sytë 7 në Klan Kosova. Ai ka thënë se ka prona publike të Ministrisë së Bujqësisë që përdoren nga të tjerët për një qira tejet të ulët. Ai, në Sytë 7 në Klan Kosova tha se qiraja që paguajnë përdoruesit e këtyre pronave publike, që janë lëshuar nga Qeveritë e kaluara, është 50 cent, 1 euro apo 2 euro. Ndërsa, paradoksalja e kësaj situate, sipas Demelezit është fakti, që kjo Ministri paguan qira vjetore deri në 500 mijë euro për objektet që i shfrytëzon për nevoja të veta. Kjo ndodhë, pasi sipas tij, Ministria nuk po arrin t’i shfrytëzojë pronat e veta. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.