Ministria e Arsimit hap konkurs për inspektorë NULL NULL 27.05.2023 19:06 27.05.2023 19:06 Ministria e Arsimit Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka hapur konkurs për pranimin e 21 inspektorëve të fushave të ndryshme. Këtë e ka bërë të ditur ministrja Arbërie Nagavci, përmes një postimi në Facebook, ku shtoi se afati për aplikim do të jetë i hapur deri më 5 qershor. “Deri tash, Inspektorati i arsimit ka funksionuar me vetëm 30 inspektorë të cilët mbulojnë tërë Republikën e Kosovës. Fokusi ynë si Ministri është që rekrutimi të bëhet sipas 7 fushave të kurrikulës arsimore, duke plotësuar vendet e lira me kuadrin që e kemi në mungesë. Inkurajoj të gjithë të interesuarit që të aplikojnë në këtë konkurs”, ka shkruar Nagavci. Në linkun e mëposhtëm i gjeni detajet e këtij konkursi. https://mpb.rks-gov.net/f/65/Shpallje Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024