13:28, 7 Korrik 2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë thirrje që mundi i mjekëve dhe infermierëve në përballje me pandeminë Covid-19 të mos nënvlerësohet.

“Ditëve të kaluara kemi pasë disa raste të vdekjeve që janë ngritur dyshime. Qytetarët kanë të drejtë të mësojnë të vërtetën se çfarë ka ndodhur me të afërmit e tyre. Pandemia nuk duhet të na e humbë njerëzoren. Motrat e mjekët që kanë treguar përkushtim dhe përgjegjësi në kryerjen e detyrës dhe bartin epitetin e heronjve, nuk mund ta humbim kontributin për një ditë”, ka thënë Zemaj, njofton Klan Kosova.

Duke folur për këtë, ai ka thënë se shkarkimi i Basri Sejdiut nga pozita e Drejtorit të SHSKUK-së, është për t’u përshëndetur.

“Është vendim që të përshëndetet dhe duhet të vihet drejtësi dhe të qartësohet situata e krijuar. Secili do t’i bartë përgjegjësitë që i takojnë dhe në ditët në vijim do të bëhen publike veprime të tjera konkrete”.

“Si ministër kam kërkuar raport për rastin që ka ndodhur në Infektivë dhe jemi në kontakt me organet e drejtësisë”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë