Ministri polak mban armë në brez në një ngjarje zyrtare (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ministri polak mban armë në brez në një ngjarje zyrtare (VIDEO)

NULL NULL
14.03.2023 20:24
Zbigniew Ziobro

Ministri i Drejtësisë në Poloni, Zbigniew Ziobro, ka shkaktuar reagime të shumta pasi gjatë një daljeje publike u pa me armë në brez.

Në pamjet e siguruara nga AP-ja, Ziobro ishte duke vendosur një kurorë me lule në një ceremoni në Poloninë qendrore kur u zbulua se mbante një pistoletë “Glock” shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Në rrjetet sociale shpërthyen kritikat ndaj ministrit, por mbështetësit shtuan se Ziobro, i cili është prokuror i përgjithshëm, kishte marrë kërcënime me vdekje.

Ai shtoi se armën e kishte me vete sepse alternativa e tij ishte ta linte në makinë, gjë që nuk lejohet.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.