Ministri Peci viziton fermerë nga komunitetet pakicë, përmend se për ta janë ndarë tre milionë euro NULL NULL 28.04.2023 18:18 28.04.2023 18:18 Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, në kuadër të dialogut të brendshëm me komunitetet joshumicë, ka vizituar bletarin Nikolla Antiq në fshatin Hajnoc të Komunës së Kamenicës. Antiq është përfitues i Programit për Pagesa Direkte – Subvencione në vitin e kaluar derisa është aplikues edhe për vitin 2023 për këtë program. Me këtë rast, ministri Faton Peci tha se këtë vit presin rritje të numrit të aplikuesve nga radhët e komuniteteve, duke qenë se edhe Antiq është njëri nga 1,800 bujqit nga radhët e komuniteteve. “3 milionë euro është shuma e përfituar nga komunitetet joshumicë, në total për sipërfaqe të mbjellura, blegtori, bletari e agro-biznese në kategorinë e subvencioneve dhe granteve”, tha ministri Peci. Ky bletar nga Kamenica posedon rreth 100 koshere, ndërsa përveç mjaltit ai prodhon dhe nënprodukte tjera bio. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS