Ministri Peci takoi homologen e tij sllovene, Irena Shinko - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ministri Peci takoi homologen e tij sllovene, Irena Shinko

NULL NULL
19/08/2022

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka pranuar ftesën nga ministrja e Bujqësisë, Pyjeve dhe Ushqimit e Sllovenisë, Irena Shinko, për të marrë pjesë në Panairin e 60-të Ndërkombëtar të Bujqësisë dhe Ushqimit – AGRA, me ç’rast homologët e dyja vendeve realizuan një takim të frytshëm e përmbajtjesor lidhur me sektorin e bujqësisë së të dyja vendeve.

Ministri Peci e falënderoi ministren Shinko për ftesën për mikpritjen, si dhe për përkrahjen e vazhdueshme që Sllovenia i ka dhënë Kosovës në shumë sektorë, duke përfshirë këtu edhe sektorin e bujqësisë dhe pylltarisë. Ata bashkëbiseduan rreth rëndësisë që sektori i bujqësisë ka për dyja vendet duke theksuar edhe sfidat e sigurisë ushqimore, me të cilat po përballet e gjithë bota.

Njëherësh, ministri i BPZhR-së, Faton Peci e njoftoi ministren Shinko me angazhimet dhe prioritetet e tij me qëllim të avancimit të sektorit, si një ndër sektorët me potencial për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe njëkohësisht e ftoi znj. Shinko që të vizitojë Kosovën.