12:02, 16 Maj 2019


Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka takuar sot homologun e tij zviceran, Guy Parmeli dhe deputetin Alfred Heer, derisa po qëndron në Cyrih për vizitë zyrtare.

“Temë e diskutimit me ministrin Parmeli ishte edhe përkrahja shtesë në sektorin energjetik si dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve”, thuhet në kumtesë, transmeton Klan Kosova.

“Gjatë takimit, ministri Lluka, ka falënderuar z.Parmeli dhe z.Heer për përkrahjen të cilën Zvicra i ka dhënë Kosovës që nga viti 1999, në veçanti në sektorin e ujërave përmes projekteve në integrimin e ujësjellësve dhe trajtimin e ujërave të zeza”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë