Ministri letonez: Ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Kosovë mbetet qëllim i përbashkët NULL NULL 12.12.2024 16:54 12.12.2024 16:54 Ministri Ejup Maqedonci me homologun letonez Ministri letonez i Mbrojtjes, Andris Spruds, ka folur për takimin që e pati me homologun e tij kosovar, Ejup Maqedonci, gjatë vizitës në Prishtinë. Në një postim në platformën X, ai ka theksuar se Letonia është fuqimisht e përkushtuar për të marrë pjesë në NATO operacionet në Kosovë. “Gjatë vizitës sime sot tek trupat e Letonisë, pata një takim produktiv me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci”. “Ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon gjatë këtyre kohërave të trazuara mbetet qëllimi ynë i përbashkët”, ka thënë Spruds. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 10 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 11 orë më parë