Ministri izraelit i Mbrojtjes thotë se ushtria po përgatit “plan zbatimi” kundër Iranit NULL NULL 27.06.2025 17:45 27.06.2025 17:45 Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz ka thënë se e ka udhëzuar ushtrinë të përgatisë një “plan zbatimi” kundër Iranit pas konfliktit 12-ditor, ku Izraeli goditi objektiva ushtarake dhe centralet bërthamore të vendit. Në një postim, Katz tha se plani do të përfshinte “ruajtjen e superioritetit ajror të Izraelit, parandalimin e zhvillimit bërthamor dhe raketor, dhe reagimin ndaj mbështetjes iraniane për aktivitetin terrorist”, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. Katz i përshkroi operacionet izraelite kundër Iranit si “12 ditë veprimi të shkëlqyer” që eliminuan mbrojtjen ajrore iraniane dhe shkatërruan prodhimin e raketave të tij. “Ne eliminuam zyrtarë të lartë të sigurisë dhe shkencëtarë kryesorë që përparuan programin bërthamor”, u shpreh ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të lënduar si pasojë e një aksidenti mes një motoçiklisti dhe një biçiklisti 19 minuta më parë
Kosova Kosova ndaloi simbolet serbe për Vidovdan, Vuçiq të rinjve: Mos i jepni Kurtit rast për t’ju arrestuar 38 minuta më parë