Ministri i Shëndetësisë takohet me Kosnett, diskutojnë për situatën politike NULL NULL 12.02.2019 18:00 12.02.2019 18:00 Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka bërë të ditur se sot ka pasur një takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett. Ismaili ka shkruar në Facebook se ambasadorin e ka njoftuar për luftën kundër korrupsionit në Ministri, duke shtuar se patën diskutime edhe për situatën aktuale politike. “Kënaqësi ta pres ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett të cilit i urova mirëseardhje në Kosovë. Me ambasadorin Kosnett diskutuam për situatën aktuale politike, si dhe e njoftova për luftën e madhe kundër korrupsionit që kemi bërë në Ministrinë e Shëndetësisë gjatë vitit 2018, duke ndalur çmimet e fryra të barnave”, ka shkruar Ismaili. Ministri i Shëndetësisë tutje ka shkruar se Kosova i është mirënjohëse Amerikës, për përkrahjen në secilin hap deri më tash. “Kosova i është mirënjohëse SHBA-së për përkrahjen e parezervë në secilin hap të shtetndërtimit dhe gatishmërinë e saj për të qenë aleate e jona edhe në reformat për shëndetësi”, përfundon Ismaili. Kosnett sot gjatë ditës ka zhvilluar edhe një takim me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 5 minuta më parë
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 5 orë më parë