Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ministri i Jashtëm italian: Shqipëria duhet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian para vitit 2030

NULL NULL
21.06.2025 21:57
Antonio Tajani
Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i jashtëm i Italisë, Antonio Tajani. Foto: AP

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka thënë se Shqipëria duhet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian para vitit 2030.

Ai për gazetarët në Taromina tha, përveç Shqipërisë, në unionin duhet të anëtarësohet edhe Mali i Zi.

“Shqipëria po i përmbush me ritme të shpejta të gjitha reformat dhe për këtë duhet të anëtarësohet në BE para vitit 2030. Ministri i jashtëm Italian, Antonio Tajani vlerëson progresin e Shqipërisë dhe thotë se kjo po arrihet falë vullnetit politik. Ministri i qeverisë së Melonit thotë se Italia është e gatshme të mbështesë Shqipërinë me eksperiencën e saj, kryesisht në luftën kundër korrupsionit. Brenda muajit qershor vendi ynë pritet të hapë grupkapitullin e katërt, ndërsa ambicia e qeverisë është hapja e të gjithë kapitujve deri në fund të vitit”, ka thënë Tajani.

“Shtete si Shqipëria dhe Mali i Zi kanë bërë hapa shumë të rëndësishëm përpara për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Konstatoj një vullnet të mirë politik që ne të përshpejtojmë procesin e zgjerimit. Këto shtete duhet që të hyjnë në familjen tonë përpara vitit 2030, pastaj të flasim për Moldavinë dhe Ukrainën. Ish-Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, e ka përmendur si objektiv vitin 2030, por unë dua që kjo të ndodhë edhe më përpara në kohë”, u shpreh Tajani.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.