Ministri i Jashtëm iranian: Izraeli do të pendohet për agresionin e tij të pamatur NULL NULL 13.06.2025 18:55 13.06.2025 18:55 Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka thënë se Izraeli do të pendohet thellë për agresionin e tij të pamatur. Abbas Araghchi bëri thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe gjithashtu i bëri thirrje këtij organi të “dënojë këtë akt agresioni”, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. “Sulmi ndaj Iranit ishte një akt i paligjshëm si dhe një përshkallëzim i pamatur dhe i qëllimshëm që shkeli në mënyrë flagrante kartën e Kombeve të Bashkuara dhe normat më themelore të së drejtës ndërkombëtare”, shkroi Araghchi. “Izraeli tani ka kaluar çdo vijë të kuqe dhe bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të lejojë që këto krime të mbeten të pandëshkuara”, thuhej tutje në letër. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Shkencëtarët i kundërpërgjigjen Trump, pasi tha se termocentralet nuk kontribuojnë në ngrohjen globale. 4 minuta më parë
Kosova Haradinaj për heroin Asllan Fazliu: Ishte ndër burrat e parë që u vu në shërbim të luftës për liri 32 minuta më parë