17:42, 11 Shtator 2019

Ministri i Jashtëm i Çekisë, Tomas Petricek ka thënë se shteti i tij nuk ka ndryshuar qëndrimin karshi Kosovës.

“Qeveria e Çekisë e cila është përgjegjëse për politikën e jashtme të vendit nuk na ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës as ndaj asnjë vendi të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar në Twitter, Ministri i Jashtëm i Çekisë, Tomas Petricek, transmeton Klan Kosova.

“Ne vazhdojmë ta mbështesim fuqishëm dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe rrugën e tyre drejt BE-së”.

Në anën tjetër Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli e ka komentuar këtë qëndrim të diplomacisë çeke: “Republika Çeke sot përmes Ministrit të saj të Punëve të Jashtme Tomáš Petříček ka konfirmuar mbështetjen e fuqishëm për Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran dhe integrimin e saj në BE, NATO dhe Organizata Ndërkombëtare”.

“Miqësia dhe partneriteti ynë është i fortë si guri. Ju bëj thirrje të gjithëve që të mos bien në grackën e Beogradit për të përhapur lajme që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Nuk ka asnjë ç’njohje të Kosovës, vetëm rruga përpara për ta bërë Kosovën më të fortë dhe pjesë si e barabartë e bashkësisë ndërkombëtare”.

“Unë i jam mirënjohës homologut tim Ministrit të Jashtëm Tomáš Petříček për mbështetjen e tij dhe të popullit dhe qeverisë së Republikës Çeke”.

Sot Presidenti i Çekisë, Milos Zeman, ka thënë në Beograd se brenda një muaji do ta rishikojnë pozicionin e njohjes së Kosovës.

Konkurs Pune

Lexo më shumë