Ministri i Ekonomisë i Argjentinës jep dorëheqjen NULL NULL 03/07/2022 03/07/2022 Ministri i Ekonomisë i Argjentinës, Martin Guzman, ka dhënë dorëheqjen. 39-vjeçari nuk tregoi arsyen e dorëheqjes. Por në një letër prej shtatë faqesh të postuar në Twitter, ai sugjeroi se betejat e brendshme ishin të paktën një pjesë e arsyes së largimit, duke i bërë thirrje Fernandez të ndreqte ndarjet në mënyrë që “ministri i ardhshëm të mos vuajë” të njëjtat vështirësi që vuante ai. Guzman, i cili ishte përplasur me zëvendëspresidenten Cristina Fernandez de Kirchner, një ish-presidente e fuqishme me dy mandate, tha se ai ruante besimin në vizionin për rrugën që Argjentina duhet të ndjekë. Ish-ministri ishte forca shtytëse në nënshkrimin e një marrëveshjeje të re prej 44 miliardë dollarësh me FMN-në në fillim të këtij viti për të zëvendësuar një program të dështuar nga viti 2018.