Ministri Hasani nënshkruan marrëveshje 2 milionëshe për zonën ekonomike në Viti - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ministri Hasani nënshkruan marrëveshje 2 milionëshe për zonën ekonomike në Viti

NULL NULL
19/03/2018

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka nënshkruar marrëveshje me kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Halitin, për ta financuar zonën ekonomike në këtë qytet që kap vlerën mbi dy milionë euro.

Hasani ka thënë se i tërë projekti do të financohet nga MTI-ja, ngaqe kjo komunë ka një buxhet të vogël.

Ministri theksoi se janë të interesuar që sa më parë të jetësohet kjo zonë ekonomike, për shkak të interesit të bizneseve, e cila do të ketë edhe një hapësirë të veçantë për investitorët e huaj që do të vijnë në Kosovë.

Ai gjithashtu bëri thirrje për kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, që ta ndajë pronën për Zonë Ekonomike, duke paraparë një investim  mbi 5 milionë euro.

Kryetari  i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, vlerësoi se kjo zonë ekonomike do t’i ndihmojë shumë bizneset që të operojnë dhe do të përfshijnë tre qytetet që mund të gravitojnë.