Ministri gjerman: Vaksinat për Ballkanin Perëndimor janë dëshmi solidariteti

Ministri gjerman: Vaksinat për Ballkanin Perëndimor janë dëshmi solidariteti

NULL NULL
3 weeks më parë

Ministri gjerman për Europë, Michael Roth, ka thënë se dërgimi i 651,000 vaksinave për Ballkanin Perëndimor, përveç se nevojë është dëshmi edhe e solidaritet.

“BE do të shpërndajë 651,000 doza vaksinash në vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo s’është vetëm nevojë urgjente, por edhe një demonstrim i solidaritetit dhe shpirtit ekipor. Ne mund të mbrojmë qytetarët tanë vetëm nëse vendet fqinje të BE-së rrisin sasinë e vaksinave, gjithashtu ”, ka shkruar Roth në Twitter.

Më herët, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar se për Kosovën janë ndarë 95.000 doza të vaksinave të financuara nga BE-ja që pritet të vijnë nga muaji maj e deri në fund të gushtit.