Ministri Gashi viziton komunën e Mitrovicës (FOTO) NULL NULL 17.05.2018 17:22 17.05.2018 17:22 Ministri i Brendshëm, Bejtush Gashi, ka qëndruar për një vizitë në komunën e Mitrovicës, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri dhe më pas kanë marrë pjesë në mbledhjen e përbashkët me Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi. “Me këtë rast ministri Gashi falënderoi kryetarin Bahtiri dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi për punën që po bëjnë. Ai vlerësoi se siguria fillon pikërisht në nivel komunal, sepse nëse fillimisht nuk menaxhohet puna e mirë në terren, atëherë duhet të përshihen edhe institucionet tjera”, thuhet në kumtesën e MPB-së, përcjell Klan Kosova. “Jemi në proces që policët të jenë në komunitet, duke u mbështetur tek filozofia e policit në lagje. Siguria është komplekse dhe përkundër pozitës gjeostrategjike të komunës suaj, ka ulje të veprave kriminale”, ka thënë Gashi. Ndërsa kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka theksuar se që nga viti 2013 ka një trend të dukshëm të rënieve të incidenteve ndëretnike dhe po ashtu ka rënie të veprave të tjera kriminale. Ai ka thënë se përkundër kësaj duhet të punohet me secilin qytetar, në mënyrë që të adresohen problemet e tyre. Ndërsa përfaqësuesit e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, kanë vënë në dukje se kanë hartuar planin e punës dhe planin e veprimit dhe deri në këtë fazën e raportimit të sotëm gjendja e sigurisë është e qetë, ndërsa rastet e zbulimit të veprave kriminale janë mbi 60%./Klan Kosova/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 3 minuta më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 4 minuta më parë