Ministri Çeku për rastin në Bujanoc: Mosdurim nacional – fatkeqësisht ka qarqe që besojnë se Serbia ka ndryshuar NULL NULL 10.06.2023 16:54 10.06.2023 16:54 Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, e ka quajtur mosdurim nacional ndaljen e shfaqjes dhe dy filmave në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc nga ana e autoriteteve të Serbisë. “I paprecedent dhe i papranueshëm rasti i mbrëmshëm në Komunën e Bujanocit. Pa asnjë motiv konkret, e madje duke e paragjykuar përmbajtjen e filmave, autoritetet serbe ndalojnë shfaqjen e filmave deri në një vendim të radhës”, është shprehur Ceku, transmeton KlanKosova.tv. “Ky akt më e pakta që mund të emërohet, është mosdurim nacional. E për fat të keq ka ende qarqe politike brenda, në rajon e jashtë që besojnë në ndryshimin e Serbisë”. Sipas tij politizimi nga ana e Serbisë edhe i artit, me të vetmin motiv që filmi është me aktorë shqiptarë dhe mbështetet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, është përgënjeshtrimi më i madh që Serbia ka ndryshuar, apo se mund të ndryshojë. “Ky projekt ishte njëri nga 78 projektet që Qeveria jonë i mbështeti financiarisht përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar. Projekte këto që bartnin aktivitete në ruajtjen dhe kultivimin, avancimin e artit, gjuhës, arsimit e identitetit kombëtar shqiptar në Luginën e Preshevës”. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Traileri i "Historisë së mrekullueshme të Henry Sugar": Wes Anderson sjell në jetë historinë e Roald Dahl 3 weeks